Aktualitet
23-vjeçari ka 6 muaj që i shkon në shtëpi me thikë, këngëtarja e famshme rrëfen tmerrin që po përjeton: Kam frikë se do më vrasë

23-vjeçari ka 6 muaj që i shkon në shtëpi me thikë, këngëtarja e famshme rrëfen tmerrin që po përjeton: Kam frikë se do më vrasë

Këngëtarja e njohur, Ariana Grande ka deklaruar së fundmi se ndihet në rrezik për jetën. Ajo thotë se një djalë 23 vjeç, ka hyrë në banesën e saj i armatosur me thikë dhe e ka kërcënuar.

“Page Six” ka siguruar disa dokumente ku thuhet se i riu është arrestuar nga policia, pasi ka përdorur armën e ftohtë jashtë ambienteve të yllit të muzikës.

“Fakti që z. Brown ka ardhur rregullisht në shtëpinë time për më shumë se gjashtë muaj më tmerron. Bazuar në kërcënimet e tij, unë kam frikë për sigurinë time dhe të familjes sime. Kam frikë se në mungesë të një urdhri kufizues, zoti Brown do të vazhdojë të vijë në shtëpinë time dhe do të përpiqet të më dëmtojë ose të vrasë fizikisht mua ose anëtarët e familjes sime”, ka thënë 28-vjeçarja në Gjykatën Supreme të Los Angeles për të dyshuarin 23-vjeçar, Aharon Brown më 13 shtator.

Nga deklaratat e këngëtares së famshme, Brown ka shkuar në shtëpinë e saj që nga muaji shkurt. Grande i tha gjykatës se nuk e ndan adresën e saj me publikun, prandaj tha: “Fakti që zoti Brown ishte në gjendje të gjente se ku banoj, më tremb”.

 

 

Ariana ka shtuar se në fillim Brown vinte rrallë në shtëpinë e saj, por me kalimin e kohës ai filloi të shfaqej çdo ditë e madje edhe dy ose tre herë brenda ditës. Sipas saj, 23-vjeçari kishte deklaruar duke bërtitur: “Unë do të të vras ty dhe atë”.

Asnjë Koment