Aktualitet
16 të vdekur nga zjarri në Spitalin Covid, VIDEO kur digjen

16 të vdekur nga zjarri në Spitalin Covid, VIDEO kur digjen

Një shpërthim brenda spitalit COVID ka shkaktuar tragjedi në Tetovë! 16 persona raportohet se kanë humbur jetën duke u djegur të gjallë brenda godinës, teksa ulërimat e tyre dëgjoheshin në të gjithë zonën. Nga të gjitha videot që qarkullojnë online në momentet e djegies së godinës, dëgjohen qartë ulërimat e personave të mbetur në mëshirën e flakëve teksa kërkonin ndihmë.

Shpërthimi, i cili paraprakisht dyshohet se ka ardhur nga bombulat e oksigjenit, ka nisur zjarrit që prej orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, për t’u shuar vetëm pas më shumë se një orë. Të gjithë të mbijetuarit, përfshirë edhe 9 të lënduar rëndë nga zjarri,  janë nisur me urgjencë për në Shkup, ku edhe do të marrin trajtimin e duhur mjekësor.

Deri tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, por dihet se gjithçka ka nisur nga brenda spitalit. Këtë e ka konfirmuar edhe numri dy i zjarrfikësve të Tetovës, por shtoi se hetimet do të zbulojnë gjithçka. Spitali modular ishte ndërtuar vetëm pak kohë më parë për trajtimin e të sëmurëve me COVID dhe materiali me të cilin ishte ndërtur u përfshi shumë lehtë nga flakët, ndërkohë që kishte dhe probleme të tjera në strukturë, për të cilën firma ndërtuese ishte vënë në dijeni.

Por nuk veproi. Duke e lënë kështu funksional spitalin për të infektuarit nga pandemia. Së fundmi, Tetova, ka qenë edhe një nga qytetet me më shumë infektime dhe që ka pasur numrin më të lartë të trajtimeve të pacientëve me COVID.

Asnjë Koment