Aktualitet
Ambasada Amerikane përgëzon Lulzim Bashën për largimin e Berishës

Ambasada Amerikane përgëzon Lulzim Bashën për largimin e Berishës

Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, liderin historik Sali Berisha. Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada deklaron se me këtë vendim të Bashës, PD tregoi se në momente kritike ka kurajon të ndahet nga e shkuara. SHBA zotohet se tani do të punojë më ngushtë se kurrë me Lulzim Bashën për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

REAGIMI I PLOTË I AMBASADËS: 

Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

Asnjë Koment