Aktualitet
Arrestohet 19 vjeçari shkodran me kallashnikov në makinë

Arrestohet 19 vjeçari shkodran me kallashnikov në makinë

SHKODËR– Një 19-vjeçar është arrestuar na policia e Shkodrës, pasi është kapur me armë zjarri me vete. I riu u ndalua nga policia teksa ndodhej si pasagjer në mjetin që drejtohej nga një 17-vjeçar.

Pas kontrolleve rezultoi se arma e zjarrit i përkiste 19 vjeçarit Sinan Gjorretaj, i cili është banues në lagjen Guerile, Shkodër. Ai u arrestua në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu u proceduan penalisht drejtuesi i mjetit, F. M., 17 vjeç, për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Moskallëzim krimi”, si dhe vëllezërit G. K., 19 vjeç e G. K., 15 vjeç, pasagjerë në mjet, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

codeit

NJOFTIMI:

Kontrolle të befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete. Qarkullonin me armë zjarri në makinë, vihet në pranga poseduesi i armës (pasagjer në mjet), procedohen penalisht drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët e tjerë. Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov, një automjet tip “Benz” dhe tre telefona celularë. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e befasishme në kohë dhe vende të ndryshme, me qëllim kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me lëndë narkotike apo me armë zjarri me vete. Si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa të rinj qarkullonin me armë me vete në një mjet “Benz”, shërbimet e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vendin e quajtur “Bregu i Ranës”, në lagjen Guerile, Shkodër, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” që drejtohej pa leje drejtimi nga shtetasi F. M. Nga kontrolli i ushtruar në mjet, poshtë sediljes ku ishte ulur shtetasi S. Gj., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër rezultoi se arma e zjarrit i përkiste shtetasit S. Gj., 19 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër, pasagjer në mjet, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.Gjithashtu u proceduan penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi F. M., 17 vjeç, për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Moskallëzim krimi”, si dhe vëllezërit G. K., 19 vjeç e G. K., 15 vjeç, pasagjerë në mjet, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.Materialet procedurale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Asnjë Koment