Aktualitet
Arrestohet Eraldo Vora në Durrës, lëvizte i armatosur

Arrestohet Eraldo Vora në Durrës, lëvizte i armatosur

Policia e Durrësit ka mundur të arrestojë Eraldo Vorën, 26-vjeçarin banues në Sallmone, Shijak, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi”, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 1 krehër dhe 10 fishekë. Në vijim të kontrollit, në banesën e Vorës  shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 14 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të kundërligjshëm. Gjithashtu, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Asnjë Koment