Aktualitet
Artan Hoxha “vendos” të bëhet trainer i Dinamos

Artan Hoxha “vendos” të bëhet trainer i Dinamos

TIRANË– Gazetari i njohur Artan Hoxha ka vizituar ditën e djeshme skuadrën e futbollit të Dinamos. Gjatë vizitë së tij, ai është ndaluar dhe ka shkrepur disa foto me futbollistët. Hoxha shkruan në ‘Facebook’ se si po ecën ecën puna në këtë skuadër do ishte më mirë që t’i japë drejtim vetë punës. Ndër të tjera ai shkruan se janë larguar nga drejtimi i skuadres, ish-lojtari i Interit, Romes dhe Napolit, Francesco Moriero, dhe zëvendesi i tij, Frabrizio Miccoli, ish-lojtar i Juventus, Palermos.

POSTIMI:

Kështu si ka shkuar puna me Dinamon, që ndërron trajnerë çdo dy muaj, më mirë po shkoj vetë në pankine, t’i jap drejtim punës….Në fund të Dhjetorit, largohet ish-futbollisti i Juventus, Fabrizio Kamarata, trajneri, i cili e shpëtoi Dinamon, vitin e kaluar nga rënia nga kategoria dhe që këtë sezon, e mbylli fazen e pare, si kampion i dimrit, me 4 pikë përpara vendit të dytë…Sot, janë larguar nga drejtimi i skuadres, ish-lojtari i Interit, Romes dhe Napolit, Francesco Moriero, dhe zëvendesi i tij, Frabrizio Miccoli, ish-lojtar i Juventus, Palermos etj…

Asnjë Koment