Aktualitet
Atentat dy vëllezërve në Shkodër

Atentat dy vëllezërve në Shkodër

Ilir Gruda dhe Lad Gruda, të dy vëllezër me njëri-tjetrin dhe banues në Shkodër kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Mes të Postribës në Shkodër.

Të dy vëllezërit janë konfliktuar me një tjetër person të identifikuar si Xhevahir Fikaj. Ky i fundit, në gjaknxehtësi e sipër ka goditur me sende të forta Lad Grudën dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri vëllain e tij Ilir Gruda. Të dy vëllezërit i ka lënë të plagosur në rrugë dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Asnjë Koment