Aktualitet
Bashkimi Europian i dhuron Shqipërisë 5.7 milionë euro

Bashkimi Europian i dhuron Shqipërisë 5.7 milionë euro

Bashkimi Evropian ka ndihmuar Shqipërinë me një buxhet prej 5.7 milion eurosh. Ky buxhet do të përdoret për një hartë të re për regjistrimin e pronës në vend. Këtë gjë e ka bërë të ditur ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, me anë të një postimi në Tëitter. Soreca ndër të tjera theksoi se ky projekt do të përmirësoj sigurinë ligjore si dhe do të jetë thelbësor për integrimin e vendit në BE.

Postimi i Plotë:

Falë ndihmës së Bashkimit Evropian, Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Me 5.7 milion €, Programi i Bashkimit Evropian do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja. Kjo është një reformë vendimtare për popullin shqiptar dhe për integrimin në Bashkimin Evropian.

Asnjë Koment