Aktualitet
Bie zjarr në Elbasan, tymi mbulon qiellin

Bie zjarr në Elbasan, tymi mbulon qiellin

Një vatër e re zjarri është regjistruar në majën e malit të Bukanikut në Elbasan. Mësohet se zjarri ka marrë përmasa të mëdha falë zonës së pyjëzuar dhe erërave të forta.

Ndërkohë që në vendngjarja zjarrfikësit nuk kanë shkuar ende për shkak të terrenit të vështirë dhe për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve është kërkuar ndërhyrje nga ajri.

Shkaqet e zjarrit nuk dihet ende, nëse ka qenë një zjarrvënie e qëllimshme apo nga pakujdesia. Videoja e publikuar nga Report.tv, tregon tymin e zjarrit, i cili ka pushtuar gjithë majën e Bukanikut.

Asnjë Koment