Aktualitet
Bie zjarr në Pogradec, rrezikohen shtëpitë

Bie zjarr në Pogradec, rrezikohen shtëpitë

Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në kodrat e Kalasë së Pogradecit. Mësohet se zjarri ka rënë pranë shtyllave të tensionit të lartë dhe rrezikon shumë familje dhe një bujtinë.

Nga videoja e publikuar nga Balkan Web shihen flaket dhe tymi, i cili ka pushtuar zonën. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, nëse është i qëllimshëm apo nga pakujdesia. Në vendngjarje po digjen shkurre si dhe pisha.

Zjarrfikësit ende nuk kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa banorët e zonës me mjete rrethanore po mundohen për të izoluar flakët.

Asnjë Koment