Aktualitet

Vijon protesta e biznesmenëve në Vlorë

VLORË– Personat që u shoqëruan nga policia e Vlorës, në komisariat janë lënë të lirë. Lirimi i tyre u bë nga ora 02:35 e mëngjesit të sotëm. Lirimi i tyre erdhi pas protestës së biznesmenëve dhe pronarëve të lokaleve. Ata kanë protestuar para Komisaritit të Policisë në Vlorë kundër dhunës policore derisa u bë lirimi i katër personave të shoqëruar. Pas lirimit të kolegëve të tyre, qytetarët që ishin para komisariatit......

Sot nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç!

TIRANË– Sot nis vaksinimi masiv për çdo qytetar mbi 18-vjeç që ka dëshirë të vaksinohet kundër koronavirusit. Çdo person mund të bëjë këtë në çdo qendër shëndetësore në vend, duke nisur nga orët e para të mëngjesit. Ky vendim, u dha nga Ministria e Shëndetësisë pas mbërritjes së 340,000 dozave të vaksinës coronavac, sasia më e madhe e mbërritur në vend njëherësh.Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i......

Arrestohet BOSI Shqiptar i kokainës në Kolumbi

KOLUMBI– Agim Cerma është vënë nën prangat policisë në Kolumbi, pas një operacioni të kryer në bashkëpunim me DEA. Bashkë me shqiptarin, të njohur si ‘Jimmy”, janë arrestuar edhe 4 bashkëpunëtorët e tij kolumbian.  Këta persona u kapën për qëllime ekstradimi, në përgjigje të një kërkese nga një gjykatë e SHBA.Cerma ishte në krye të veprimtarive të grupit të strukturuar kriminal. Shqiptari mori një sasi parash......

Parashikimi i motit për ditën e sotme

TIRANË– Stuhia e quajtur ‘Liqeni i ftohtë’ e cila ishte paralajmëruar se do të godiste Shqipërinë, është drejt largimit. Ditën e djeshme, mesdita u përfshi nga stuhia mirëpo sot dhe në ditët në vijim, do të ketë më pak reshje, duke bërë kështu që stuhia të largohet.Sot pritet përmirësim i dukshëm i motit në të gjithë vendin! Kthjellime të shumta alternohen me vranësira të shpeshta duke sjelle shira të dobët në......

Detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali

ITALI-“Doja të mbrohesha,”- këto janë fjalët e Lorenzo Rivani, 63-vjeçari, i cili dy ditë më parë vrau një shqiptar. Rivani pretendon se grindja me viktimën, Nikaj Caf, 59 vjeç, ishte e gjitha për vetëmbrojtje. Hetuesit po punojnë për të kuptuar nëse bëhet fjalë vërtetë për një zënkë që shkoi keq, apo për një hakmarrje të paramenduar, duke qenë se fqinjët kishin pasur debate të vazhdueshme.Caf Nikaj jetonte prej......

Tërmet në Korçë!

KORÇË– Lëkundje tërmeti në Korçë. Rreth 20 minuta pas mesnate, pranë fshatit Hoçisht të Korçës janë shënuar lëkundje me magnitudë 4.0 të shkallës Rihter. Të dhënat Thellësia nga epiqendra është vetëm 2 kilometra ndaj dhe lëkundjet janë ndjerë edhe përreth. Për fat të mirë nuk ka patur të dhëna për persona të lënduar....

Bizneset në Lungomare PROTESTË kundër ndalimit të muzikës pas orës 22:00, vendosën me zë të lartë Himnin Kombëtar!

VLORË– Ishte paralajmërimi i fundit vendosja e Himnit të Flamurit! Kështu e mbyllën biznesin e tyre, mbrëmjen e djeshme pronarët e lokaleve në zonën e Lungomares në Vlorë. Ata zgjodhën që të mos i respektojnë rregullat e pandemisë së koronavirusit duke u përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit.Pjesa më e madhe e bizneseve në shenjë proteste, zgjodhën të vendosin njëherazi në orën 21:45, Himnin Kombëtar, me......

Mjeti “Hyundai” del nga rruga në Përrenjas, plagoset shoferi rumun

PRRENJAS– Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Përrenjas, ku mjeti tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin shtetas rumun ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.Si pasojë e aksidentit, 40-vjeçari ka mbëtur i plagosur dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.Njoftimi i policisë:Më datë 18.07.2021, rreth orës 11:30, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas , në fshatin Pishkash, mjeti tip......

Mbante tabelën e policisë së shtetit në mjet për t’i shpëtuar gjobës, ndëshkohet drejtuesi i mjetit! E pësojnë makinat me xhama të zinj

TIRANË– Disa drejtues mjetesh janë gjobitur pasi përdorinin simbole apo shenja dalluese që tregojnë cilësinë e një punonjësi shtetëror apo shërbimi publik, për t’i shpërtuar masave administrative.Sipas policisë rrugore, në dy ditët e fundit janë verifikuar një numër i konsiderueshëm mjetesh, si dhe janë proceduar 3 drejtues automjetesh, të cilët kishin vendosur sisteme pamore shtesë në kundërshtim me ligjin.......

Përleshje mes bandave shqiptare dhe ituniziane në Itali për prishje të pazareve të drogës

ITALI-Një sherr mes bandash në Itali ka alarmuar policinë vendase dhe banorët e zonës së Porto Sant Elpidio.Mediat italiane raportojnë se sherri ka ndodhur mes dy bandave, shqiptare ddhe tuniziane, ku fillimisht është raportuar për sherr me thika por situate agravoi deri në përdorimin e armëve.Raportohet se që ka ndodhur në ditët e fundit në Porto Sant’Elpidio lidhet me një luftë e vërtetë bandash. Bëhet......

Francesco Becchetti shpalos posterin e fitores ndaj Ramës

ITALI– Biznesmeni italian Francesco Becchetti i cili ka fituar gjyqin ndaj kryeministrit Edi Rama e që duhet të marrë shifrën prej 140 milionë euro nga shteti shqiptar, dëshiron që të gjithë të dinë versionin e tij të historisë.Për këtë fitore të tijën, biznesmeni italian Francesco Becchetti ka hapur një ‘sajt’ online të quajtur ‘parlo io’, në shqip ‘flas unë’.Posteri për këtë web online, është vendosur në......

Vritet me thikë në rrugë pas debatit

Një shqiptar është vrarë në Itali! Ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës, pas debatit që kishin mes tyre viktima dhe agresori. Sipas mediave, shqiptari, 57-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk mundi t’i bënte ballë plagëve të marra. Mësohet, se fillimisht shqiptari dhe autori kanë debatuar disa çaste. Më pas 57-vjeçari është larguar me shpejtësi, ndërsa italiani e ka ndjekur pas dhe e ka vrarë......

Përfshihet nga flakët pylli i Patosit

Nje vater zjarri ka perfshire kete mbasdite pyllin me pisha ne fshatin Gjorgoz bashkia Patos. Shkaku i renies se zjarrit nuk dihet por rreth kesaj zone ka fermere qe kane mbjelle bime ulliri cka mund te shkaktoje jo vetem dem ekonomik por edhe mjedisor.Terreni i vështirë vështirëson shuarjen e flakëve, ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit...

Të hënën fillon sërish vaksinimi i hapur

Nga e hëna nisin sërish ditët e hapura të vaksinimit në të gjithë vendin ndërsa autoritetet shëndetësore bëjnë apel për të përfituar. Neglizhenca për tu vaksinuar është parë nga mjekët si një bindje e qytetarëve se coronavirus ka kaluar. Çdo i ri mbi 18 vjeç nga e hëna mund të përfitojë për të marrë vaksinën kundër covid- 19 ndërkohë që kontigjenti i vaksinave është i mjaftueshëm.Udhëtimet......

Merr flakë makina në autostradë

Në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin A. Z., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.Një makinë ka marrë flakë ditën e sotme në Tiranë. Makina është shkrumbuar nga flakët mesditën e sotme, ku flakët kanë qenë të përmasave të mëdha. Policia......