Ekonomi

Sekretariati i “tërheq” veshin Shqipërisë për naftën: Dështuat për të katërtin vit

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë i ka tërhequr vëmendjen Shqipërisë sa u takon rezervave të sigurisë së naftës, ligj i cili ka mbetur pa u miratuar prej të paktën katër vitesh.Në një dokument përmbledhës mbi ecurinë e sektorit të hidrokarbureve, Sekretariati sjell në vëmendje ecurinë e aktivitetit të nxjerrjes, ku janë disa kontrata aktive, si dhe krijimin e rezervës së sigurisë. Sa i takon së parës,......

Raporti i FMN/ “Qeveria po varfëron xhepat e shqiptarëve”,

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një dalje për mediat ka pohuar se sot qeveria ka miratuar 3 projektvendime.Bëhet fjalë për projektvendimin e Eurobondit, ku qeveria shqiptare do të marrë një borxh për të përballuar shpenzime shesë për buxhetin e shtetit, si dhe dy vendime të tjera që janë; për eksportet në kuadër të nismës ‘Open Balkan’ dhe një për dhënien me qira të një sipërfaqe në......

100 milionë euro tender! Shpallen fituesit e “unazës në Tiranë”

Autoriteti Rugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur fituesit e tenderit për ndërtimin e disa loteve të Unazës së Jashtme të Tiranës si dhe lidhjes së Sheshit Shqiponja me Bulevardin e Ri, një grup prej 6 kontratash që kapi një vlerë rreth 12.1 miliardë lekë (100 milionë euro), nga 13.2 miliardë lekë (108 milionë euro) që ishte fondi limit. 5 kompani dhanë oferta sa 93-96% e fondit limit dhe vetëm 1 kishtë ofertë sa 78% e......

Familjet shqiptare, shpenzime rekord në Europë për ushqime, pse i rëndon më shumë rritja e çmimeve

Rreth 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike, një përqindje që është më e larta në rajon dhe në Europë, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen vitit 2019 dhe INSTAT për Shqipërinë.Pas Shqipërisë më e lartë përqindja e shpenzimeve për ushqime e pije joalkoolike është në Maqedoninë e Veriut, me 30.6%, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina (29.5%), Mali i......

Makaronat, vaji e gjalpi/ Cilat produkte kanë pësuar rritjen më të madhe, si ndryshuan çmimet e ushqimeve

Në një vëzhgim të bërë në dyqanet e tregtimit me pakicë, rritja e çmimeve është evidente ndërsa konfirmohet edhe nga tregtarët, të cilët janë të parët që përballen edhe me qytetarët.Sipas çmimit që qytetarët e blejnë, rritja e çmimit të një produkti varion nga 10 lekë deri në 30 lekë për kilogramë në pikat e tregtimit.Duke u bazuar në trendin e vlerës së rritjes së çmimeve, vaji është produkti i cili ka......

Domatet e kalbura në Divjakë, fermerët drejt falimentimit

Nënë e bir në këtë fshat sot po vjelin domaten e seres dhe shprehen të pakënaqur për cilësinë e saj. Kokrrat çahen dhe përveç kësaj nuk është marrë sasia e pritshme e prodhimit.Toka pranë seres është e mbushur me domate të kalbura. Ato janë hedhur në pamundësi për t’u tregtuar në kohën e duhur.Problemi me farën e domates nuk është vetëm në Goriçaj, por raste të tilla gjen në të gjithë Myzeqenë. Prodhuesit......

Në vitin 2020 familjet shqiptare shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin, këto ishin 2 qarqet me rritjen më të madhe

Situata e shkaktuar nga pandemia në vitin 2020 ka sjellë ndryshime në strukturën e shpenzimeve për familjen. Rritjen më të ndjeshme e kanë shënuar shpenzimet për shëndetin, duke reflektuar faktin që shumë njerëz u detyruan që ta përballonin virusin me fondet e veta. Sipas INSTAT, pesha e shpenzimeve për shëndetin u rrit në 5.4% në vitin 2020, nga 4.3% vitin e mëparshëm. Në vlerë, shpenzimet për shëndetin u rritën me......

Shqiptarët në krizë! Gjysma nuk bëri pushime verore

Një në çdo dy shqiptarë nuk bëri pushime verore gjatë këtij viti dhe në këtë kategori shumica e tyre janë pensionistë ose persona që nuk kanë mjaftueshëm të ardhura.Ky përfundim u nxor nga sondazhi i “Barometrit” në Euronews Albania ku përballë pyetjes nëse kanë bërë pushime verore këtë vit, 49.7% e të pyeturve u përgjigjën se “jo” dhe 10.3% se “do të pushojnë vetëm fundjavave”.Ndër këta persona që nuk......

Rritja ekonomike me 18%/ Vasili i kundërpërgjigjet Ahmetajt: Propagandë imorale! Kërkoni të shisni sapunin për djathë

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili  e ka konsideruar një shashkë propagandistike lajmin për rritjen me 18% të ekonomisë. Me një postim në Facebook, Vasili shkruan se kjo propagandë synon vetëm që shqiptarët të hanë sapunin për djathë.Sipas gjendja aktuale e ekonomisë është katastrofike dhe se shqiptarët janë dëshpërimisht të varfër....

Ministrja e Ekonomisë: Kemi rritje ekonomike, bizneset po lëshojnë fatura

Gjatë konferencës së përbashkët mes zv. kryeministrit Arben Ahmetaj dhe ministres së Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, kjo e fundit është pyetur në lidhje me reformën e fiskalizimit, duke ngritur shqetësimin se bizneset nuk po lëshonin më fatura tatimore pasi deri në vtin tjetër nuk do vendosen gjoba ndëshkuese ndaj tyre.Ministrja u përgjigj se diçka e tillë nuk i rezultonte në regjistrat tatimorë pasi......

Vlera e kredisë me probleme ulet në 370 milionë euro

Kredia me probleme e sektorit bankar ka rënë jo vetëm si raport, por edhe në vlerën absolute të portofolit.Sipas Bankës së Shqipërisë, në mesin e këtij viti stoku i kredive me probleme ra në vlerën e 45 miliardë lekëve ose 370 milionë eurove.Që nga fillimi i vitit, kredia me probleme ka pësuar një rënie prej 5 miliardë lekësh ose 11%. Ndërkohë, raporti i kredive me probleme, sipas të dhënave më të fundit (të......

Pas marokenëve, shqiptarët të dytët për marrjen e nënshtetësisë në BE, EUROSTAT: U pranuan nga Greqia dhe Italia

Eurostat i renditi shqiptarët si grupimin e dytë më të madh pas marokenëve për përfitimin e nënshtetësisë në vendet e Bashkimit Europian në vitin 2019.Në total fituan shtetësinë mbi 706 mijë shtetas të huaj gjatë 2019-s, nga të cilët grupi më i madh i fitimit të kësaj të drejte ishin mbi 66 mijë marokenë. Grupi i dytë ishin shqiptarët, me 41 mijë dhe të tretët britanikët, me mbi 29 mijë persona.Më shumë se......

Anketa e INSTAT/ Gati 1 e 4-ta e popullsisë mbi 16 vjeç nuk përballoi financiarisht ekzaminimet shëndetësore dhe dentare më 2019

Gati çereku i popullsisë së rritur në vendin tonë e patën të pamundur të përballojnë financiarisht në vitin 2019 ekzaminimet mjekësorë dhe trajtimin dentar, raportoi INSTAT.Anketa e INSTAT ka zbuluar se, nevojat e paplotësuara për ekzaminim ose trajtim mjekësor ose dentar lidhen me një sërë arsyesh ku mund të përmenden mos përballimi financiar i shërbimit (shumë i shtrenjtë), pritja në listë, mungesa e kohës për......

Punësimi në Eurozonë po rritet ndjeshëm. Por rimëkëmbja nuk është arritur ende

Në Forumin Ekonomik të Brukselit në qershor, Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, dha një vlerësim optimist për rimëkëmbjen e BE-së. Ajo premtoi se “pas 18 muajsh, të gjitha 27 shtetet anëtare do të shërohen nga kriza”, shkruan The Economist.Por vuri në dukje se “ky është rezultat i vendimeve të politikave që kemi marrë që në fillim të pandemisë”. Shifrat më të fundit të prodhimit dhe......

Si po ndikon pandemia te sektori i pijeve freskuese

Pandemia e Covid-19 ndikoi negativisht edhe te prodhimi vendas i pijeve freskuese. Për shkak të rënies të konsumit nga karantina e periudhës mars-maj 2020, fabrikat u detyruan të tkurrin prodhimin.Përveç tendencës së konsumit, ndikoi negativisht edhe rritja e kostove të lëndëve të para në uljen e prodhimit vendas. Humbjet më të mëdha ishin nga shitjet në HoReCa (Hotele-Restorante-Kafene) për shkak të bllokimit......