Aktualitet
Debat mes Alibeajt dhe mazhorancës në Kuvend

Debat mes Alibeajt dhe mazhorancës në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mori fjalën në Kuvend pas Taulant Ballës. Ai tha se opozita nuk ka nevojë për falenderime pasi nuk bëri asgjë vetëm respektuan rregulloren. Alibeaj kërkoi që opozitës ti jepej më shumë kohë në mënyrë që të njihej me programin qeverisës. Në fund shtoi duke thënë se secili duhet të zgjidhë hallet që ka por jo duke i rënë në qafë opozitës.

Alibeaj: Nuk ka nevojë për falenderim, nuk bëtë gjë tjetër veçse respektuat rregulloren. Më në fund. Një nga kërkesat dje, ishte programi qeverisës do të duhet të kishte një minimum kohe sa publiku dhe deputetët të njiheshin. Sa i përket përbërjes së komisioneve. Kërkesa është paraqitur tek ju. Nëse keni synim dhe dëshirë për të kufizuar anëtarësinë e opozitës, siç e keni zakon kjo nuk ka për të ecur. Deputetët tanë janbë këta janë në përputhje me rregulloren. Kush është shumicë tjetër kushg e ka vendosur, edhe nëse është e grabitur kjo do të diskutohet. Zgjidhni hallet me njëri-tjetrin, por jo duke i rënë në qafë opozitës.

Asnjë Koment