Aktualitet
Dëmtohet Strakosha, largohet nga porta

Dëmtohet Strakosha, largohet nga porta

ITALI – Një fjalë e urtë thotë: “Kur vjen tersi, hapi derën”! Kjo është tipike për të situatën që po kalon gardiani i Kombëtares sonë Thomas Strakosha, i cili aktualisht mbron portën e skuadrës së Lacios. Viti 2021, nis keq për të…

Pas një mungese të gjatë në katërkëndëshin e lacialëve të Inzagit, herë i dëmtuar, herë nga Covid-19 dhe herë për mungesë të formës sportive, para tri ditësh Strakosha rikthet në portën e Lacios, si titular. Por, për fati tij i keq, ai duhet të largohet sërish për disa kohë nga fusha e futbollit.

Arsyeja është një dëmtim, më saktë një tërheqje muskulore e pësuar në ndeshjen ndaj Fierentinës. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi i Lacios, i cili në njoftimin e tij nuk përcakton kohën e nevojshme për eliminimin e këtij dëmtimi.

“Njoftohet se lojtari Thomas Strakosha në ndeshjen ndaj Fiorentinës ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë. Ai iu nënshtrua menjëherë vizitave mjekësore dhe trajtimit të dëmtimit dhe do të monitorohet në vazhdimësi për të hartuar një prognozë përfundimtare,”- thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Asnjë Koment