Aktualitet
Edi Rama bëhet “nostalgjik” për kohën kur këndonte

Edi Rama bëhet “nostalgjik” për kohën kur këndonte

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur takimin virtual të radhës, nën siglën e nismës “GATIPËRSHQIPËRINË”. Në fund të fjalës së tij, Rama u ka kërkuar të gjithë ekselentëve që marrin pjesë në takim që të tregohen të duruar dhe të presin për përgjigjen nga qeveria dhe vartësit e tij.

 

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka bërë një batutë, duke përdorur vargun e tij të këngës “Tirona” që ka bërë në bashkëpunim me grupin West Side Family.

 

“Bëni durim dhe mos u tërhiqni nëse shihni se ka vonesa. Se mund të bëni komunikimin me ministrat dhe më pas mund të shihni që u harruat apo diçka që nuk ndodh. Informoni Borën. Çdo gjë mund të ndodhi se jetojmë në Tironë, e dini vetë ju…,”-tha Rama në fund të fjalës së tij. Zhurmë, shumë zhurmë sa zhurmë. Kjo eshte Tirona jone, Tirona kontradiktes

E luftes, e paqes, e erresires dhe e drites

Mashtrimit te vertetes, shpifjes interesit

e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit

 

ATY KU KRYETARI BERTET ME MEGAFON

 

Gjithcka mund te ndodhe, jetojmë ne Tironë

Ku njerezia ben plazh aty ku thahet liqen

Ku provinciali thotë : Jom prej Ali Demi!!

Aty ku truk, perdorin jo vetem gratë por dhe pallate

Ku MJAFT thote rinia, PO BOLL MO SE NA PLASET!

Asnjë Koment