Aktualitet
Edi Rama sulmon Kosovën dhe Albin Kurtin… Në prani të Angela Merkel

Edi Rama sulmon Kosovën dhe Albin Kurtin… Në prani të Angela Merkel

Kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar për asnjë moment që të sulmojë homologun e tij, Albin Kurti për qëndimin që ky i fundit mban për “Open Ballan”. Në një konferencë për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel, Rama tha se Kosova nuk i bashkohej nismës pasi ishte e fokusuar tek teoritë e konspiracionit.

Të 6 vendet nënshkruajnë marrëveshje për tregun e përbashkët rajonal. Është proces i ngatërruar. Shpesh herë një vend bëhet shkak që të gjithë të ngecin. Prandaj Open Ballkan është hapur jo për të përjashtuar njëri, por për të mos u varur nga vetot e njërit dhe teoritë e konspiracionit të tjetrit. Por duke ecur para duke pasur “roadmap” e procesit të Berlinit. Çfarë ka? 4 Liritë dhe investimet e fondit. Serbia nuk e pranonte lirinë e lirë të njerëzve, sepse kishte paragjykimin se ajo mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Kosova nuk e shfrytëzon këtë por rri dhe bën teori konspiracioni për Open Balkan,”-tha ai.

Asnjë Koment