Aktualitet
Gjendet një person i vdekur në Vlorë

Gjendet një person i vdekur në Vlorë

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Vlorë. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Vlorës, në orën 09:00, në afërsi të molit të Petroliferës, Vlorë, është gjetur e pajetë, një grua.

Bëhet fjalë për 71-vjeçaren Nadire Nelaj, e cila ishte shpallur e zhdukur dhe ishte denoncuar humbja nga familajrët e saj.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Trupi i pajetë u transportua në morgun e spitalit të Vlorës, ku me pas u be edhe identifikimi dhe ekspertiza për shkaqet e vdekjes.

Asnjë Koment