Aktualitet
Grida Duma pse nuk akuzoheni për vrasjen e Artan Santo?

Grida Duma pse nuk akuzoheni për vrasjen e Artan Santo?

7 vite më parë, ish-drejtori i “Credins Bank”, Artan Santo u ekzekutua në një atentat mafioz në ish-Bllok dhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë person të akuzuar.

Santo u ekzekutua më 26 qershor të vitit 2014. Sapo ai zbriti nga makina për t’iu drejtuar zyrës në selinë qendrore të bankës që drejtonte, dy persona më motor ju afruan dhe e qëlluan për vdekje.

Kjo është konsideruar si një prej ngjarjeve më të rënda të 30 viteve tranzicion në vend.

Bankieri kishte armiq të shumtë që e donin të vdekur. Ajo që biznesmeni i njohur nuk llogariti ishte se edhe “miq” kishin hedhur zaret për eleminimin fizik të tij.

Mëngjesin e 26 qershorit, vrasës me pagesë iu afruan dhe e goditën me pistoletë. Falë manovrave të shoferit autorët arritën të largohen.

Ky është versioni zyrtar i historisë, por ajo që nuk dihet është  lidhja e Grida Dumës me ekzekutimin.

Artan Santo nuk ishte shenjtor, nëpërmjet politikës së pistë arriti të përvetësonte fonde dhe tendera. Pas një periudhe të mbarë fitimesh, erdhi urdhëri nga Blloku për ta vrarë në një ambient publik. Për këtë u punësuan disa gangsterë nga Fushë Kruja dhe Mamurrasi.

Kjo ngjarje do të trazonte ujërat në Shqipëri dhe jo vetëm, jo për shkak të personit por për shkak se urdhëri u firmos nga kokat e mafias politike në Shqipëri.

Mesazhi do të ishte i qartë për këdo: Askush nuk duhet ti dalë kundër vijës! Pas eleminimit shkoi e frikësuar te Ministri i Brendshëm i mohës Saimir Tahiri për mbrojtje. Kjo u konfirmua edhe nga vetë Tahiri në emisionin “Opinion”.

TË gjithë do pyesni se ku është lidhja e Gridës?

Grida ta shpjegojë vetë lidhjen e saj intime me bankierin dhe të tregojë se kush ia kërkoi të nxirrte dashnorin zbuluar që të vritej lehtësisht.

SPAK  e di mirë se politikania simpatike e bodrumeve të PD ka dijeni , por nuk po tregohet qytetare e rregullt.

PORTALI INVESTIGATIV do publikojë të tjera shkrime!

Asnjë Koment