Aktualitet
Incident diplomatik! Kryeministri malazez Krivokapiç s’lejohet të hyjë në Hanin e Hotit

Incident diplomatik! Kryeministri malazez Krivokapiç s’lejohet të hyjë në Hanin e Hotit

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç nuk ka mundur që të futet përmes rrugës tokësore në Shqipëri, duke u detyruar që të ndjekë rrugën ajrore për të qenë pjesë e drekës që është shtruar për kancelaren Angela Merkel në Tiranë, në kuadër të turit të saj përshëndetës në Ballkan. Mediat malazeze raportojnë se kryeministri Krivokapić është nisur drejt Shqipërisë për takimin me kancelaren Merkel, pasi ishte ftuar që të merrte pjesë, por nuk është lejuar që të futet në kufirin tokësor shqiptar, në Han të Hotit.

Siç edhe shihet në video, makina dhe eskorta e Krivokapiç janë ndaluar në kufi. Në mungesë të testit PCR apo pasaportës së vaksinimit, kufiri shqiptar ka mbyllur dyert për homologun e Ramës në Malin e Zi. Për pasojë, makinat e Qeverisë së Malit të Zi janë kthyer sërish mbrapsht. Pamjet janë publikuar edhe në rrjetet sociale nga gazetari Aleksandar Brezar, që e ka konsideruar një turp këtë incident diplomatik.

“Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç me sa duket u kthye në kufirin shqiptar për të mos pasur një test të vlefshëm PCR ose një pasaportë vaksinimi, gjë që mund ta ndalojë atë të marrë pjesë në drekën e Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme,”- shkruan gazetari krah videos.

Asnjë Koment