Aktualitet
Ja sa njerëz vrau me dorën e tij Fatmir Haklaj

Ja sa njerëz vrau me dorën e tij Fatmir Haklaj

Fatmir Haklaj është një ish-drejtues policie në Tropojë i njohur për serialin e përgjakjes së Tropojës, ku të vdekur mbetën 14 burra nga fisi i tij, kurse në gjithë Tropojën më shumë se 200.

Haklaj do të mbahet mend për “vrasjen e shekullit”, ku viktima mbetën deputeti Azem Hajdari dhe badigardi i tij.

Gjithashtu në natën e 12 shtatorit 1997 mbeti i vrarë edhe miku i tij Naim Çangu në shkëmbim zjarri e sipër.

Po sa vrasje kreu me dorën e tij Fatmir Haklaj?

Deri më sot dyshimet kanë qenë për 24 ku ka marrë pjesë vetë ose ka urdhëruar, megjithatë asnjëherë nuk u vërtetua se i kreu këto vrasje.

Vrasja e vetme e vërtetuar është ajo e liderit e “Dhjetorit të studentëve”, Azem Hajdari.

Arsyeja se përse nuk u zbuluan është ndikimi i tij në organet ligjzbatuese në Tropojë. Të gjithë e kishin frikë dhe askush nuk guxonte t’i kundërvihej njeriut më të pushtetshëm në Veri.

Asnjë Koment