Aktualitet
Kapen 9 kg kokainë në Morinë

Kapen 9 kg kokainë në Morinë

KOSOVË– Afro nëntë kilogramë kokainë me mbishkrimin “Dior” janë kapur në pikën kufitare të Morinës, teksa tentohej të kalohej drejt Kosovës nga dy djem të rinj nga Shqipëria. Mësohet se të rinjtë ishin brenda një makine të llojit “Peugeot”, me targa shqiptare, kur rreth orës 21:45 të mbrëmjes së kaluar janë kontrolluar nga autoritetet kufitare të Kosovë në bashkëpunim me ato shqiptare.

Pas dyshimeve se dy djemtë fshihnin diçka, mjeti është dërguar për tu skanuar dhe imazhet e dala nga skaneri kanë zbuluar drogën e fshehur poshtë sediljes së pasme të makinës.

Pas peshimit, rezultoi se shqiptarët kishin në makinë tetë kilogramë e 874 gramë kokainë që kishte për destinacion Kosovën, por ende nuk dihet se cila do të ishte dora që do e priste. 2 djemtë janë vënë në pranga, siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga Policia e Kosovës.

Asnjë Koment