Aktualitet
Kavaja mbytet në plehra, Redjan Krali nuk e çan kokën

Kavaja mbytet në plehra, Redjan Krali nuk e çan kokën

KAVAJË– Ndërkohë që sezoni veror ka nisur dhe temperaturat sa vijnë e rriten, qyteti i Kavajës po ‘mbyet’ nga plehrat. Pamjet e publikuara nga faqja Kavaja Info tregojnë plehrat e derdhura në tokë, që kanë më shumë se katër ditë që nuk pastrohen.

Dhe kjo, për faktin e vetëm se Bashkia e Kavajës, që drejtohet nga socialisti Redjan Krali nuk ka paguar për përqindjen e landfillit, në mënyrë të mbeturinat të transportohen dhe të ripërpunohen në vendin e caktuar.

Mos pagesa ka bërë që firma e pastrimit të ndërpresë punën dhe ta lërë qytetin në këtë gjendje. Temperaturat e larta rrisin mundësinë për përhapjen e ndonjë infeksioni.

Asnjë Koment