Aktualitet
Kokainë dhe municion luftarak me vete, arrestohet 27 vjeçari nga Fieri

Kokainë dhe municion luftarak me vete, arrestohet 27 vjeçari nga Fieri

Policia e Fierit ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar 27-vjeçarin Asllan Lazemetaj, i cili posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë.

Gjithashtu, janë sekuestruar lëndë narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. L., 27 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në çantën e krahut, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë e ndarë në doza gati për shitje dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Asnjë Koment