Aktualitet
Kupa e Italisë/ Spal kualifikohet në çerekfinale

Kupa e Italisë/ Spal kualifikohet në çerekfinale

Skuadra e Spal, që militon në Serinë B italiane, ka arritur që të kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë.Bardheblutë mposhtë me rezultatin e pastër 2-0 ekipin e Sassuolo-s, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 1/16 në Kupën e Italisë.

 

Golat për ekipin e Spal u shënuan nga Missiroli (49) dhe Dickmann (58). Paraqitje dinjitoze zhvilloi edhe portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili shpëtoi ekipin e tij nga pësimi i golit, falë disa pritjeve të kryera.

 

Spal do përballet me Juventusin në çerekfinale.

Asnjë Koment