Aktualitet
Kush është Ina Sulejmani, 31-vjeçarja e arrestuar për vjedhje, në 2013 bashkë me burrin grabitën nga i moshuari me biçikletë telefonin ‘Nokia

Kush është Ina Sulejmani, 31-vjeçarja e arrestuar për vjedhje, në 2013 bashkë me burrin grabitën nga i moshuari me biçikletë telefonin ‘Nokia

TIRANË– Ina Sulejmani e cila u arrestua ditën e sotme nga policia në Tiranë ishte shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur rreth 7 vite më parë në kryeqytet. Në atë vit, një i moshuar u dhunua dhe u grabit nga Sulejmani dhe bashkëshorti i saj. Këtij të fundit iu propozua nga një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë, por më pas u grabit.

Çfarë ndodhi në 2013-ën?

Ngjarja për të cilën e reja akuzohet ka ndodhur më 2 Shkurt 2013, kur te “Rruga e Dibrës”, pranë lulishtes së pallatit të Kulturës, të pandehurit Ina S. dhe Arbër D., në bashkëpunim me njëri – tjetrin, i kanë vjedhur nëpërmjet përdorimit të dhunës, një sasi prej 125 mijë lekë dhe një telefon celular të markës Nokia, me shinë, me kartën sim të Kompanisë ****, me Nr.06*5456733, të dëmtuarit Ahmet B.

codeit

Në momentin e ngjarjes, i dëmtuari ka qenë duke qarkulluar me biçikletë nga Porcelani në drejtim të Qendrës. Pranë lulishtes i është afruar Rajmonda V., e cila i ka ofruar të kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Pranë saj ndodheshin të pandehurit Arbër D, me vëllanë e të cilit Rajmonda ka një fëmijë dhe Ina S., shoqja e saj.

Duke shfrytëzuar momentin kur i dëmtuari po bisedonte me të, i pandehuri Arbër D. i është afruar dhe e ka goditur me grusht në pjesën e fytyrës. I dëmtuari është rrëzuar përtokë dhe e pandehura Ina i ka futur dorën në xhepin e xhupit, ku i ka marrë aparatin celular dhe paratë. Lidhur me sa sipër, i dëmtuari ka paraqitur kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Nr.1 Tirane.

Referuar hetimeve, në cilësinë e provës materiale, të pandehurës Ina S. i është sekuestruar karta sim me Nr.06*5456733, që i përkiste të dëmtuarit, e vendosur në telefonin e saj të markës Samsung si dhe aparati i telefonit celular i markës Nokia, me shinë, marrë shtetasit të dëmtuar.

Asnjë Koment