Aktualitet
Kushëriri i Sabrina Bengajt: Hjekësi i vajzës tonë ishte nëna e Elton Metajt, e vrau me duart e atij krimineli

Kushëriri i Sabrina Bengajt: Hjekësi i vajzës tonë ishte nëna e Elton Metajt, e vrau me duart e atij krimineli

Kushëriri i Sabrina Benagajt ka kërkuar që pas hekurave të shkojnë gjyqtari, prokuori dhe mjekët që lehtësuan situatën e Elton Metaj që vrau 23-vjeçaren.

I pranishëm në sheshin e Tiranë, ku po kërkohet drejtësi për Sabrina Bengajn, ai tha se prokuroria duhet të nisë hetimet për nënën e Metajt, të cilën e konsideron autoren e krimit që i mori jetën Sabrina Bengajt.

“Duhen dënuar pa të drejtë apelimi sepse të gjithë këta vrasës dënohen me nga 25 vite burg, marrin gjykim të shkurtuar, falje për sjellje të mirë dhe dalin e vrasin sërish gra. Kam një thirrje për SPAK-un, është e vetmja shpresë që na jep shpresë për të jetuar në këtë vend. Presim me padurim arrestimin dhe ndalimin e personave përgjegjës për lirimin e këtij njeriu që na masakroi vajzën, Piro Sotën, prokurorin që kallashnikovin e ngjarjes së parë të këtij e bëri karrotë dhe mjekun psikiatër që e nxorri të sëmurë psiqik. I bëj thirrje prokurorisë që të ngrejë një hetim të rëndësishëm për hjekësin e Sabrinës, nëna e atij kanibali. Ajo e vrau Sabrinën me duart e atij krimineli,”- tha ai. 

Asnjë Koment