Aktualitet
Ligji që lehtësohen procedurat për të huajt nuk po funksionon! Sjellja e një punonjësi të huaj në Shqipëri kërkon deri në 6 muaj kohë

Ligji që lehtësohen procedurat për të huajt nuk po funksionon! Sjellja e një punonjësi të huaj në Shqipëri kërkon deri në 6 muaj kohë

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë miratoi në pranverë të vitit 2020 disa ndryshime ligjore, të cilat synojnë lehtësimin e marrjes së vizave dhe qëndrimin për arsye pune në Shqipëri.

Zoti Jauri, i cili merret me rekrutimin e punonjësve të huaj, pohoi se, ka kaluar një vit nga miratimi i ligjit, por mosdalja e udhëzimeve i ka bërë të pazbatueshme ato. Për shkak të kësaj situate, sjellja e një punonjësi të huaj në Shqipëri kërkon deri në 6 muaj kohë, ndërsa nëse ligji i ri do të ishte zbatueshëm, procesi do të kërkonte vetëm dy javë.

Sipas relacionit që shoqëron projektligjin, për shkak të faktit që Republika e Shqipërisë nuk ka misione diplomatike apo poste konsullore në një numër të konsiderueshëm të vendeve që kërkojnë vizë për hyrjen, qëndrimin dhe daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë, Ministria e Punëve të Jashtme do të lëshojë viza elektronike online për të huajt në Republikën e Shqipërisë.

Me miratimin e formatit të vizës elektronike, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme do të njoftojë me notë verbale të gjitha shtetet për mundësinë dhe kriteret e lëshimit të vizës online dhe do të dërgojë edhe specimenin e vizës elektronike. Ndryshimet ligjore kishin lidhje me dispozitat që rregullojnë lejen e punës së të huajve që synojnë të reduktojnë periudhën kohore që duhet për të marrë një leje pune, duke unifikuar dhe duke reduktuar periudhën kohore që krijon përsëritje të procesit dhe nuk ndihmon në arritjen e qëllimit për të cilën është vendosur si afat.

codeit

Ligji qartëson procedurën për të punuar në Republikën e Shqipërisë, duke përcaktuar qartë autoritetet përgjegjëse të përfshira dhe rolin e tyre në proces. Gjithashtu, synohet edhe dhënia e të njëjtave përfitime për hyrjen në tregun e punës në vend, si të shtetasve të BE-së dhe të zonës Schengen, që, aktualisht, janë të parashikuara në ligjin nr.108/2013, të ndryshuar, edhe të anëtarëve të familjeve të tyre, të shtetasve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, konkretisht Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të situatës në të cilën gjendet vendi ynë, ku si pasojë e fatkeqësisë natyrore janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesat e dy prej bashkive më të populluara, por jo vetëm, është propozuar që punësimi i shtetasve të huaj në sektorë të ndryshëm, me qëllim rregullimin e pasojave dhe rimëkëmbjen nga fatkeqësia natyrore, të përjashtohet nga detyrimi për pajisje me leje pune dhe certifikatë regjistrimi në punë.

Marrë nga Monitor.a

Asnjë Koment