Aktualitet
LSI kërkon të jetë pjesë e Komisioneve Parlamentare

LSI kërkon të jetë pjesë e Komisioneve Parlamentare

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon të jetë pjesë e komisioneve parlamentare. Nga 4 deputetë që ka LSI, 3 prej tyre kërkojnë të jenë anëtarë të komisioneve. Në kërkesat për kryetaren e Kuvendit, theksohet se përveç pranisë në komisione kërkohet dhe që deputetët e LSI të jenë pjesë e delegacioneve të përhershme.

Vasili kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Shëndetësisë dhe Ligjeve. Xhixho anëtare e Komisionit të Ligjeve,Integrimi dhe Edukimi e Mjetet e Informimit Publik, kurse Agron Çela kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Sigurisë.

Ndërkohë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi që është dhe deputete në Kuvend nuk ka preferuar të jetë anëtare e ndonjë komisioni.

Asnjë Koment