Aktualitet
Mbante pistoletë në brez, arrestohet 31 vjeçari

Mbante pistoletë në brez, arrestohet 31 vjeçari

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pasi posedonte armë zjarri me vete. Policia ushtroi kontroll në disa zona dhe lokale në vendin e quajtur “Fusha e druve”, në lagjen “10 Korriku”, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme me vete.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga lokalet, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një shtetas që mbante zjarri me vete, i cili sapo ka parë punonjësit e Policisë, ka tentuar ta hedhë armën në ambientet e jashtme të lokalit.

Në pranga ka rënë personi me inicialet L. T., 31 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale”.

Asnjë Koment