Aktualitet
Milani i nxjerr inatin Napolit

Milani i nxjerr inatin Napolit

MILANO-Milan hedh një hap të rëndësishëm drejt kreut pasi kuqezinjtë kanë mundur Torinon me shifrat 2-0 në javën e 17-të të Serie A. Ndeshja foli vetëm për kuqezinjtë të cilët mbyllën çdo llogari në pjesën e parë. Në minutën e 25-të Milan gjeti avantazhin me anë të Leao-s. Portugezi merr një top fantastik nga Brahim Diaz duke shënuar golin e 5-të në kampionat.

Në të 36-tën Milan dyfishoi shifrat me anë të Kessie, mesfushori nga Bregu i Fildishtë u tregua i saktë përballë portierit Sirigu. Torino provon të reagojë në pjesën e dytë dhe menjëherë regjistrohet një tjetër moment i dyshimtë, me Verdin që hyri në zonë e provoi të gjuajë, por gjeti këmbën e mesfushorit të Milanit, Sandro Tonali, i cili më pas la fushën i dëmtuar.

Deri në fund loja u zhvillua e hapur dhe me raste të shumta për të dy ekipet, ku në të paktën dy momente Donnarumma bëri heroin e Milanit dhe kuqezinjtë ia dolën të ruajnë kështu avantazhin e dyfishtë dhe të marrin një 3-pikësh që i mban në krye, por tani me 4 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë.

Asnjë Koment