Aktualitet
Mjeku i Maradonës akuzohet se ka falsifikuar firmën e legjendës

Mjeku i Maradonës akuzohet se ka falsifikuar firmën e legjendës

ARGJENTINE – Mjeku i Diego Maradonës mbrëmë u përball me pretendime, se ai falsifikoi firmën e legjendës së vdekur të futbollit. Disa media argjentinase lajmesh kanë paraqitur dokumente, ku pretendojnë e firma e të madhit Diego është falsifikuar.

Kjo thuhet se është gjetur në shtëpinë e mjekut 39-vjeçar Leopoldo Luque në Buenos Aires, i cili kishte kryer operacionin në tru te Maradona. Ajo është një letër e nënshkruar nga ylli, ku gjoja i kërkohet klinikës, që t’i “dërgojë një kopje të të dhënave të mjekësore të Diegos te mjeku Leopoldo Luque”.

Predentohet që firma për këtë kërkesë është e falsifikuar, pasi ajo që shihet nuk është nënshkrimi origjinal i Diegos. Prokurorët që po hetojnë vdekjen e Maradonës në nëntor, po punësojnë ekspertë të shkrimit të dorës për të vërtëtuar akuzën e ngritur.

Asnjë Koment