Aktualitet
Ngelen jashtë Këshillit Kombëtar të PD kritikët e Bashës

Ngelen jashtë Këshillit Kombëtar të PD kritikët e Bashës

TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar listën me emrat e 300 anëtarëve që do të jenë në Këshillin Kombëtar për 4 vitet e ardhshme. Ajo që bie në sy përveç emrave të njohur ësbhtë fakti se disa personazhe të tjerë mungojnë, ndër ta ish-kandidatja për kryetaren e Partisë, Edith Harxhi.

Po ashtu mungon edhe ish-sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani. Por nuk mungon me kaq. Pas kritikave që bëri publikisht, mungon edhe mjeku i njohur Halim Kosova, e të tjerë si: Kastriot Islami, Klodiana Shala, Niazi Kosovrasti, Sait Dollapi, Valentina Duka. Kjo e fundit ishte e zgjedhur deputete në Korçë para djegies së mandateve.

codeit

Anëtarët aktual të Kryesisë së Partisë që nuk iu nënshtruan procesit të votimit janë: Endri Hasa, Eno Bozdo, Fatbardh Kadilli, Florjon Mima, Izmira Ulqinaku, Jamarbër Malltezi, Çlirim Gjata, Ivi Kaso, Ervin Minarolli, Arben Kashahu. Po ashtu në votime, ashtu siç e kërkon edhe “ligji i brendshëm”, nuk morën pjesë ish-presidentët, ish-kryeministrat, etj. Të tjerët që nuk iu nënshtruan procesit të votimit janë deputetët në detyrë të mandatuar nga KQZ në vitin 2021, kryetarët e bashkive, kryetarët e Këshillave të Bashkive dhe të Qarkut që i përkasin PD si dhe anëtarët e Kolegjit të Kryetarëve të Partive në Degë.

Asnjë Koment