Aktualitet
“Pas Juve, e prisja një përgjigje të tillë. Të mos e shikojmë renditjen”

“Pas Juve, e prisja një përgjigje të tillë. Të mos e shikojmë renditjen”

ITALI – Stefano Pioli nuk është i befasuar nga reagimi i mirë i Milanit kundër Torinos. “Unë e prisja këtë përgjigje, sepse ne jemi të rinj, por të fortë dhe të vetëdijshëm. Ne luajtëm një nivel shumë të lartë në pjesën e parë, pastaj më pas ia dolëm edhe me pak dhimbje, por është normale. Më pëlqeu shumë Leao. Ai duhet të rritet, është i ri, por unë jam vërtet i kënaqur me të. Mendoj se ai është më shumë një sulmues i dytë, por po bëhet një sulmues i plotë”.

Protagonistët – Fatkeqësisht, Pioli rrezikon të humbasë dy lojtarë të tjerë, Tonali dhe Brahim Diaz. “Ata morën dy goditje mjaft të forta, më falni, por le të shpresojmë se nuk janë serioze. Më vjen keq gjithashtu që humba Leaon, pas një kartoni në mesfushë. Kohë pas kohe do të kemi kundërshtarë të vështirë, kështu që do të duhet të vazhdojmë ta ruajmë ritmin. Kesie është një lojtar i plotë në lojë, të gjitha fazat. Ai ka një gjendje fizike shumë të lartë, cilësi që i vë në shërbim të skuadrës. Ai është në një rritje të qartë dhe të vazhdueshme, qëndrimi i tij në lojë, gjithmonë na jep një dorë. Tani do të shikojmë Roma-Inter për kënaqësi, sepse janë dy skuadra që luajnë shumë mirë. Nuk është koha për të parë klasifikimin”.

Mirësevjen Ibra! “Për të,- pranon Pioli, – kishim një program të qartë. Dje ai kishte audicionin e fundit për të bërë një pjesë të vogël, siç e bëri. E rëndësishme është që problemi muskulor është lënë pas tij, tani do të duhet ta ndihmojmë për të gjetur gjendjen më të mire sportive. Ai është shumë i fortë “.

Asnjë Koment