Aktualitet
Përmbytje në Vlorë, bashkia njofton qytetarët

Përmbytje në Vlorë, bashkia njofton qytetarët

Bashkia e Vlorës ka nisur që të marrë masat për sigurinë e qytetarëve të saj në një kohë kur jugu i Shqipërisë pritet që të përfshihet nga një stuhi që vjen nga Italia. Me anë të një njoftimi zyrtar, Bashkia e Vlorës ka kërkuar që qytetarët të shmangin lëvizjet e padomosdoshme me makina. Ndërsa po ashtu ka kërkuar që qytetarëtë gjithashtu të tregojnë kujdes edhe me zgjedhjen e vendeve të parkimit, pasi mund të rrezikohen përmbytjen.

“Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm,”-shkruhet në njoftim.

Asnjë Koment