Aktualitet
Policia aksion në mesnatë, nis arrestime për bandën famkeqe

Policia aksion në mesnatë, nis arrestime për bandën famkeqe

Një operacion për kapjen e disa personave të kërkuar po zhvillohet sot në qytetin e Sarandës. Bëhet fjalë për një grup grabitësish, të cilët kanë marrë pjesë në vjedhjet e disa shtëpiave në qytetin bregdetar.

Deri më tani janë shoqëruar tre persona që do të merren në pyetje, ndërkohë që sipas Panorama, efektivët kanë sekuestruar pamje filmike në disa biznese me qëllim nisjen e hetimeve.

Policia dyshon se autorët kanë lëvizur me një fuoristradë luksoze dhe kanë tentuar të shesin sendet e vjedhura në dyqane të qytetit, duke rënë kështu në sy të efektivëve.

Asnjë Koment