Aktualitet
Protesta e bizneseve në Vlorë! Policia gjobit 10 milionë lekë të vjetra administratoren e lokalit

Protesta e bizneseve në Vlorë! Policia gjobit 10 milionë lekë të vjetra administratoren e lokalit

VLORË– Policia e Vlorës ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me protestën që u zhvillua ditën e djeshme për bizneset në Lungomare. Ata bëjnë të ditur se ndaj një subjekti është vendosur gjoba prej 10 milionë lekësh të vjetra, pasi ushtruan aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë.

Klodian Xhafa, Seldi Xhafa dhe Edlira Tahiraj janë tre personat që u proceduan dhe ndaluan mbrëmjen e djeshme nga policia.

Ndërkohë u proceduan penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, .K Xh., banues në Vlorë, administratori i subjektit, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës, duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje; S. Xh., banues në Tiranë, pasi pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës; E. T., banuese në Vlorë, pasi kakundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës.

codeit

NJOFTIMI I POLICISË:

U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë dhe procedohet penalisht, administratori i subjektit. Procedohen penalisht dhe 2 shtetas të tjerë që kundërshtuan mbylljen e muzikës dhe nuk i’u bindën urdhrit të punonjësit të Policisë.Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë kontrolleve kanë konstatuar një subjekt në lagjen “Uji i Ftohtë”, i cili vijonte organizimin me muzikë pas orarit të përcaktuar.Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, shtetasit:K. Xh., banues në Vlorë, administratori i subjektit, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës, duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje;S. Xh., banues në Tiranë, pasi pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës;E. T., banuese në Vlorë, pasi kakundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës.
Gjithashtu, për subjektin është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Asnjë Koment