Aktualitet
Sekuestrohen dy mina me telekomandë në Durrës

Sekuestrohen dy mina me telekomandë në Durrës

DURRËS- Një ngjarje e rëndë kriminale është mundur të parandalohet nga Policia e Shtetit, pas zbulimit të 2 minave me telekomandë të cilët ishin gati për tu shitur. Eluar Thaçi, 30 vjeç, nga Katundi i Ri në Durrës i kishte përgatitur minat dhe i kishte gati për ti shitur në tregun e zi, për një vlerë prej 6 mijë euro. Policia njofton se të riut iu gjetën edhe dy telefonat celularë me të cilat do të lidhej mina, ndërsa vijon hetimi për të gjetur “blerësit” e tyre.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës Parandalohet një tjetër ngjarje e mundshme kriminale.
Policia e Durrësit godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë. Finalizohet operacioni i koduar “Parandalimi”.
Sekuestrohen 2 mina me telekomandë të cilat do shiteshin kundrejt çmimit 6000 euro.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

codeit

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në koordinim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas me tendencë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë po tentonte të shiste mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me patrullat e përgjithshme kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Parandalimi”. Në kuadër të këtij operacioni, në vendin e quajtur “Muzeu”, në lagjen nr.9, Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Th., 30 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit E. Th., i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, të cilat ky shtetas do i shiste kundrejt shumës 6000 euro. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

Asnjë Koment