Aktualitet
Sekuestrohet 30 kg kanabis, arrestohen tre persona (EMRAT)

Sekuestrohet 30 kg kanabis, arrestohen tre persona (EMRAT)

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke ditën e sotme, pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike. Voria.gr shkruan se tre shqiptarët, e moshës 33, 45 dhe 50 vjeç, u arrestuan të martën pasdite në një zonë malore të Follorinës, nga punonjës policie, për import dhe transport drogë.

Ata hynë ilegalisht në vend në këmbë nga Shqipëria me çanta udhëtimi, të cilat përmbanin 29 pako kanabis të papërpunuar, me peshë 29 kilogramë dhe 110 gramë kanabis.

Në total u konfiskuan:

29 kg dhe 110 kanabis të papërpunuar
3 celularë,
3 karta SIM 
50 euro dhe 3600 lekë shqiptare.

Asnjë Koment