zjarr

Digjen dy makina në Vlorë

Dy makina janë djegur gjatë natës në fshatin Vllahinë, në  Selenicë të Vlorës. Mësohet se mjetet e djegura janë në pronësi të një personi të të identifikuar si Tomor Karçani. Sipas njoftimit të policisë, zjarri ka rënë rreth orës 03:17, teksa mjetet ishin të parkuara pranë njëra-tjetrës.Nuk dihet ende shkaku që ka ndezur flakët, por paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme. Hetimet......

Vijojnë zjarret në Pogradec

Pesë vatra zjarri janë aktive aktualisht në qytetin e Pogradecit. Mësohet se pas disa ditësh aktive, flakët vijojnë ende të djegin zona me bimësi në Pogradec. Konkretisht situata paraqitet problematike në Qafë Panjë ku zjarri është aktiv prej më shumë se 4 ditësh.Riaktivizim ka pasur edhe në zonën e mbrojtur Guri Nikës. Në zonën e Çervenakës është aktivizuar një vatër që në mesditë.Aktualisht forcat......

Digjet lokali prej druri në Berat

Një zjarr ka përfshirë gjatë natës një lokal në Berat,që ndodhej në afërsi të Urës së Goricës. Zjarri ka nisur fillimisht në një nga dhomat e gatimit të lokalit dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë lokalin,kjo për shkak edhe të konstruktit prej druri me të cilin ishte ndërtuar.Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe është pikasur nga banorët që kanë lajmëruar efektivët e Repartit......

Zjarrfikësja nuk arrin të shkojë në kohë, 2 viktima nga zjarri në “Arsim Zenel”

Me mjete të vjetra e të pakta në numër, zjarrfikësit u munduan të fiknin vatrat e shumta të zjarreve, por që fatkeqësisht morën jetën e dy personave në fshatin ‘Asim Zenel’.Fiks Fare pa se në Gjirokastër mjetet e shërbimit zjarrfikës datonin me vit prodhimi 1967 dhe në gjithë Gjirokastrën janë vetëm katër të tilla. Po a mjaftojnë këto mjete për të përballuar zjarret?A mund të ishte shmangur humbja e jetës së......

Digjet makina në Memaliaj. Zjarrfiksja vonohet

Një makinë ka shpërthyer në flakë në Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Krahës në rrugën nacionale. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mundur që të dalë në kohë duke mos pësuar dëmtime. Makina është shkrumbuar dhe për pasojë një re e madhe tymi është ngritur në këtë zonë.‘Faxnews’ raporton se forcat zjarrëfikëse kanë vonuar më shumë se 40 minuta që vijnë në vendin e......

Vijojnë zjarret prej tre ditësh në Elbasan

Prej tre ditësh, në Shushicë të Elbasanit flakët kanë pushtuar vendin.Shuarja e zjarrit nuk është bërë e mundur as pas ndërhyrjeve të zjarrfikësve.Gjatë ditës së sotme, një mjet zjarrfikës po punon për shuarjen e flakëve së bashku me dy foristrada, 11 zjarrfikës dhe banorët e zonës.Zjarri i madh përfshiu kodrat e fshatit të Shushicës dy netë më parë dhe mendohet të ketë qenë i qëllimshëm. Nuk ka rrezik......

Bie zjarr në Pogradec, rrezikohen shtëpitë

Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në kodrat e Kalasë së Pogradecit. Mësohet se zjarri ka rënë pranë shtyllave të tensionit të lartë dhe rrezikon shumë familje dhe një bujtinë.Nga videoja e publikuar nga Balkan Web shihen flaket dhe tymi, i cili ka pushtuar zonën. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, nëse është i qëllimshëm apo nga pakujdesia. Në vendngjarje po digjen shkurre si dhe pisha.Zjarrfikësit......

Bie zjarr në Elbasan, tymi mbulon qiellin

Një vatër e re zjarri është regjistruar në majën e malit të Bukanikut në Elbasan. Mësohet se zjarri ka marrë përmasa të mëdha falë zonës së pyjëzuar dhe erërave të forta.Ndërkohë që në vendngjarja zjarrfikësit nuk kanë shkuar ende për shkak të terrenit të vështirë dhe për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve është kërkuar ndërhyrje nga ajri.Shkaqet e zjarrit nuk dihet ende, nëse ka qenë një......

Merr zjarr pylli në Fier, ja si paraqitet situata

Një sipërfaqe pylli është përfshirë nga flakët ditën e sotme në fshatin Gjyshaj në Fier. Flakët kanë përfshirë drurët frutorë dhe sipërfaqet me bimësi.Banorët kanë ndërhyrë me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit. Pritet që nga momenti në moment të ndërhyjnë forcat zjarrëfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve....

E rëndë! Digjet fabrika e bimëve medicinale në Durrës

Një magazinë e bimëve medicinale është djegur në Durrës. Burime për ‘Infowebtv’ raportojnë se si pasojë e flakëve është djegur një pjesë e magazinës. Ajo është në pronësi të Sokol Porjës.Dëmi material që ka shkaktuar zjarri shkon deri në 10 ose 15 milionë lekë.  Magazina ndodhet në fshatin Bizë të zonës së Ishmit....

Merr zjarr makina në Tiranë

Një makinë është djegur në daljë të tunelit Tiranë-Elbasan ditën e sotme. Bëhet me dije se makina kishte drejtues personin nga Librazhdi me iniciale A.S 47 vjeç. Nga flakët nuk ka lëndime në njerëz, ndërkohë që ende nuk duhet se cila është shkaku i fkalëve.Njoftimi i plotë:Elbasan/ Informacion paraprak. Më datë 10.09.2021, rreth orës 10:35, në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan , mjeti tip “Benz”, me drejtuese......

Futbollisti shqiptar pa gjithçka! As helikopteri nuk e shuante dot zjarrin në spital

Nexhmedin Aliti, dëshmitar okular i një zjarri të ndodhur në Tetovë ka treguar momentet teksa luftonte me flakët. Futbollisti 37-vjeçar nga Tetova, i cili ishte mbrëmë mes njerëzve të parë që vrapoi për të shpëtuar pacientët, e tregoi se për shumë pak sekonda, gjysma e spitalit u shkrumbua.“Unë nuk kam frikë, doja të ndihmoja. Zjarri ishte aq i fortë saqë edhe një helikopter të vinte për ta shuar nga lart,......

Arrestohet 71 vjeçari për zjarrvënie

Një 71-vjeçar është proceduar penalisht në Vlorë ditën e sotme pasi ka ndezur një zjarr në një sipërfaqe bimore. Pas ndezjes së zjarrit, flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke shkrumbuar një sipërfaqe me bimëse të ndryshme në fshatin Zvërnec. 71-vjeçari me iniciale P.B po procedohet në gjendje të lirë.Njoftim i Plotë:Vlorë Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, procedohet penalisht autori......

Zjarr në fushën e mbetjeve në Lushnje, flakët janë aktive prej shtatë orësh, dyshohet se u aktivizuan qëllimisht

LUSHNJE– Fusha e mbetjeve urbane në Lushnje është përfshirë nga flakët dhe po digjet prej më shumë se shtatë orësh. Mësohet se zjarri është aktivizuar rreth orës 02:00 të mëngjesit.Disa zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në këtë fushë. Nuk bëhet me dije nëse zjarri është aktivizuar për djegien e mbetjeve urbane apo......

+18 VIDEO kur pacientët digjen të gjallë në spital

Një shpërthim brenda spitalit COVID ka shkaktuar tragjedi në Tetovë! 16 persona raportohet se kanë humbur jetën duke u djegur të gjallë brenda godinës, teksa ulërimat e tyre dëgjoheshin në të gjithë zonën. Nga të gjitha videot që qarkullojnë online në momentet e djegies së godinës, dëgjohen qartë ulërimat e personave të mbetur në mëshirën e flakëve teksa kërkonin ndihmë.Shpërthimi, i cili paraprakisht dyshohet......