Aktualitet
Të gjithë mjekët janë vaksinuar me Pfizer, rastësi apo çfarë? Ndërhyn Rakacolli: Po ajo erdhi! Unë do zgjidhja kinezen…

Të gjithë mjekët janë vaksinuar me Pfizer, rastësi apo çfarë? Ndërhyn Rakacolli: Po ajo erdhi! Unë do zgjidhja kinezen…

TIRANË– Moderatorja Eni Vasili ka pyetur mjekët e ftuar në studio lidhur me vaksinën që ata kanë marrë kundër pandemisë së koronavirusit. Gjatë emisionit “Open”, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka ndërhyrë, duke u shprehur se do të preferonte të merrtë atë të Sinovac.

PJESË NGA BISEDA:

Eni Vasili: Mjekët në studio, çfarë vaksinë kanë bërë? Atëherë Albani (Ylli) me Pfizer. Mezini?
Mira Rakacolli: Ne jemi mjekë dhe vetëm kjo ishte atëherë.
Eni Vasili: Mos u justifikoni!
Mira Rakacolli: Jo, unë personalisht do merrja kinezen. Doktori e tha, babai ka marrë kinezen.
Troci: Pfizer
Dollenberg: Jonhson&Jonhson. Për shkakun se ishte dozë e vetme.
Tola: AstraZeneca

Asnjë Koment