Aktualitet
Tërmet i fuqishëm 7.0 ballë godet Meksikën

Tërmet i fuqishëm 7.0 ballë godet Meksikën

Një tërmet i fuqishëm goditi qytetin turistik të Paqësorit Acapulco. Shërbimi Gjeologjik Amerikan tha se tërmeti kishte një magnitudë paraprake prej 7.0 ballë dhe ishte përqendruar 8 kilometra (rreth 5 milje) në lindje-juglindje të Pueblo Madero në shtetin Guerrero, rreth 48 kilometra (30 milje) në brendësi nga Acapulco.

Tërmeti tronditi kodrat përreth Acapulco, duke rrëzuar pemët dhe duke hedhur gurë të mëdhen në rrugë. Acapulco është afërsisht 230 milje (375 km) nga Mexico City.

‘Ishte e tmerrshme. Me të vërtetë më kujton tërmetin e vitit 1989 sa herë ndodh diçka e tillë’, tha Yesmin Rizk, një banor 70 vjeçar.

Hector Astudillo, guvernatori i shtetit të Guerrero, tha gjithashtu se aktualisht nuk ka raportime për dëme serioze.

 

 

Në Mexico City, toka u trondit për gati një minutë në disa pjesë të kryeqytetit, por lëkundja ishte më pak e dukshme në pjesët e tjera. Banorët u grumbulluan së bashku duke mbajtur fëmijët e vegjël ose kafshët shtëpiake.  Disa njerëz u evakuuan nga ndërtesat e tyre për një kohë të shkurtër, por shumë shpejt u kthyen brenda pasi binte shi.

Deri tani nuk raportohen për dëmet në qytet, megjithëse kryebashkiakja Claudia Sheinbaum  tha se energjia elektrike është ndërprerë në disa lagje.

Asnjë Koment