Aktualitet
Turqia i hedh sytë nga futbollistët shqiptarë

Turqia i hedh sytë nga futbollistët shqiptarë

Albi Doka, futbollisti që aktivizohet te Gorica në Kroaci mund të bëjë një hap të madh në karrierën e tij. Ish-futbollisti i Tiranës ka vetëm 6 muaj te klubi kroat, por kaq ka mjaftuar që lojtari të evidentohet menjëherë. Siç bën e ditur gazeta turke“Karadenizgazete” ka zbuluar së fundmi se Trabzonspori është ekipi që gjendet më afër transferimit të Dokës.

 

Trajneri i këtij ekipi, Abdullah Avci ka dhënë pëlqimin e tij që drejtuesit të nisin negociatat me Gorican. Skautët e Trabzonsporit e kanë ndjekur në shumë ndeshje Dokën dhe performancat e tij janë pëlqyer.Ndërkohë krahu i djathtë i mbrojtjes në këtë skuadër ka shumë hapësira pasi nuk binden nga organike aktuale. Tashmë pritet që të konkretizohet marrëveshja gjatë ditëve në vijim dhe Doka do të gjejë te ekipi i njohur i elitës turke edhe një tjetër ish-futbollist të Superiores, Kaleb Ekuban.

Asnjë Koment