Aktualitet
Vijojnë zjarret në Pogradec

Vijojnë zjarret në Pogradec

Pesë vatra zjarri janë aktive aktualisht në qytetin e Pogradecit. Mësohet se pas disa ditësh aktive, flakët vijojnë ende të djegin zona me bimësi në Pogradec. Konkretisht situata paraqitet problematike në Qafë Panjë ku zjarri është aktiv prej më shumë se 4 ditësh.

Riaktivizim ka pasur edhe në zonën e mbrojtur Guri Nikës. Në zonën e Çervenakës është aktivizuar një vatër që në mesditë.

Aktualisht forcat zjarrfikëse po punojnë me 15 persona staf mbështetës, punonjës të Adzm.

Situata me zjarret në Shqipëri është normalizuar në tërësi, pas një vere të nxehtë që përpiu mijëra hektarë pyje nga Veriu në Jug. Por, sërish herë pas here aktivizohen vatra zjarri nga pakujdesia apo qëllimisht.

Asnjë Koment