Aktualitet
Vijon protesta e biznesmenëve në Vlorë

Vijon protesta e biznesmenëve në Vlorë

VLORË– Personat që u shoqëruan nga policia e Vlorës, në komisariat janë lënë të lirë. Lirimi i tyre u bë nga ora 02:35 e mëngjesit të sotëm. Lirimi i tyre erdhi pas protestës së biznesmenëve dhe pronarëve të lokaleve. Ata kanë protestuar para Komisaritit të Policisë në Vlorë kundër dhunës policore derisa u bë lirimi i katër personave të shoqëruar. Pas lirimit të kolegëve të tyre, qytetarët që ishin para komisariatit kanë shpërthyer në brohoritje.

Protesta e tyre nisi mbrëmjen e djeshme për shkak të masave anti covid. Kjo protestë ishte e paralajmëruar pasi ditë mëparë ata i dërguan një letër Ramës, në të cilën kërkonin që të ndryshoheshin masat e vendosura. Pritet që protesta të vijojë dhe ditën e sotme.

Asnjë Koment