Aktualitet
Vjedhje masive ndaj Kontes/ Plotë 30 milion euro

Vjedhje masive ndaj Kontes/ Plotë 30 milion euro

ANGLI – Trajneri i Interit, Antonio Konte, së bashku disa trajnerë të tjerë dhe personazhe të ndryshëm të botës së spektaklit në Itali, janë mashtruar dhe vjedhur nga një broker (specialist burse). Masimo Bokikio quhet brokeri, i cili i ka zhdukur rreth 30 milionë euro. Ish-trajneri i kombëtares së Italisë, po përpiqet që të rikuperojë paratë.

Gjatë verës gjykata britanike kishte urdhëruar Bokikion që t’i kthente 30 milionë euro Kontes, por ato para nuk u kthyen kurrë. Për këtë arsye, në fund të muajit dhjetor u hap një tjetër çështje ndaj Bokikios nga prokuroria e Modenas në lidhje me mashtrimet e bankare.

Ndërkohë Masimo Bokikio aktualisht ndodhet në Dubai dhe nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë ai për këtë akuzë edhe pse ditët e fundit flitet të jetë lëshuar edhe nje mandat arresti. Përveç Kontes, nga personazhet viktimë të kësaj çështjeje janë edhe El Sharaui, Klaudio Ranieri, apo Rafaele Trombete, ambasadori italian ne Londër.

Asnjë Koment