Aktualitet
Zbulohet përfshirja e një ministre në cështjen Suarez

Zbulohet përfshirja e një ministre në cështjen Suarez

Juventusi kishte një marrëveshje për të nënshkruar me Luis Suarez: një minimum i garantuar prej 7.5 milion euro në vit me mundësinë, në sajë të disa bonuseve, për të arritur në 10 milionë. Akordi parashikonte një marrëdhënie dy-vjeçare me një klauzolë tërheqjeje në favor të shoqërisë pas sezonit të parë. Kjo është ajo që Fabio Paratici i zbuloi kryeprokurorit të Perugia Raffaele Cantone dhe prokurorëve Paolo Abbritti dhe Gianpaolo Mocetti në marrjen në pyetje të 11 nëntorit si pjesë e hetimit, tashmë shumë të famshëm, në “provimin farsë” të italishtes për të marrë shtetësinë e në këtë mënyrë të luante në kampionatin italian si komunitar. Sipas fragmenteve nga procesverbalet, të botuara dje nga “La Nazione” në faqen e saj të internetit, marrëveshja u arrit në 30 gusht, por disa orë më vonë, Paratici i dërgoi një mesazh një prej avokatëve të uruguajanit, i rrethuar nga dyshimet për statusin e pistoleros”. Në atë moment filloi ndjekja e të gjitha dokumenteve, kontakti që çoi më pas në organizimin e provimit, përmbajtja e të cilit iu zbulua më pas lojtarit në vazhdim e historia vazhdoi me hetimin e Rektorit, mësuesve dhe punonjësve të Universiteti për të huajt.

 

Raporti sqaron gjithashtu arsyen pse Paratici po hetohet për “deklarime të rreme”. Më 11 nëntor, drejtuesi i Juventusit tha se përjashton “të ketë pasur kontakte me Ministrinë e Brendshme ose me ministri të tjera”. Por dy ditë më vonë, ministrja e infrastrukturës, Paola De Micheli, para gjykatësve raportoi kontaktin telefonik me Paraticin, “bashkëqytetar dhe mik i fëmijërisë” për të “kontrolluar nëse procesi mund të përfundonte në kohë, duke më kërkuar një mbështetje”. Në akte ka edhe mesazhe whatsapp midis ministres dhe shefit të kabinetit të Ministrisë së Brendshme: “A ka ndonjë kontakt për të përshpejtuar?”. Por kur zyrtarët u aktivizuan, Juve kishte vendosur të largohet nga pista e Suarezit

 

 

Asnjë Koment